Deputetja e PDIU Mesila Doda ka shkruar një status në profilin e saj në “Facebook”, ku kritikon edhe njëherë KQZ për faktin se nuk ka numëruar votat e subjektit politik ku ajo bën pjesë. Doda ka bërë publik një fletë votimi, ku është votuar për PDIU-në me pikë dhe shprehet se është skandal që nuk quhet vota e shënuar me pikë.
Statusi i Mesila Dodës:
Skandali i fundit. Vota me pikë nuk quhet. Dhe këtu po kuptoj gjithë bastardët që na rrethojnë edhe deri në krye në KQZ, sepse unë vetë kam votuar me pikë dhe jo një herë, por këtë herë veçanërisht për PDIU është e pavlefshme. Çfarë të them o Klement. E bëre edhe votën time të pavlefshme, i bie nuk kam votuar dot për veten time. Turp e faqja e zezë…
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia