Kryetari i studentëve në Senatin Akademik të UT-së, Kristian Kina, të shtunën, deklaroi se protesta studentore nuk do të shuhet deri sa Qeveria t’i plotësojë, një më një, gjithë kërkesat e propozuara.
Në një intervistë për Opinion.al, Kina tregoi se kjo protestë nuk ka dalë nga hiçi, por pika e vlimit të saj, ishte tentativa për t’a kaluar në heshtje “VKM-në 288”, e cila lidhet me tarifën për provimet e mbartura.
“Si kryetar i studentëve senator në Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, dua t’ju them se zemërimi i studentëve të UT-së, por jam i sigurt edhe i studentëve të universiteteve të tjera publike, nga politikat arsimore të gabuara që janë ndjekur, ditë pas dite, ka ardhur në rritje. Ishte një mllef i akumuluar prej kohësh nga kushtet e këqija të arsimit shqiptar”,- tha ai.
Kryetari i studentëve të Senatit Akademik në UT, foli edhe për largimin nga protesta të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Ai tregoi se znj.Nikolla, me veprimet ose mosveprimet e saj, për 5 vjet me radhë ka stimuluar degradimin e universiteteve publike dhe ky nuk është një “gjynah” i vogël dhe i lehtë për t’u harruar.
“E ka bërë këtë me Universitetin e Tiranës kur së bashku me Rektorin nuk miratoi Statutin, e ka bërë këtë me të gjitha universitetet publike kur ka refuzuar për 5 vjet rresht hapjen e Doktoraturave, e ka bërë këtë kur sponsorizon universitetet private, e ka bërë kur nuk ka ulur tavanin e tarifave studentore, etj”, – deklaroi kreu i studentëve.
Lidhur me largimin nga protesta të banorëve të “Astirit”, Kina u shpreh se u pa e arsyshme nga shumica e studentëve pjesëmarrës që, për momentin, të kujdeseshin që t’mos përdorej nga asnjë palë si mbështetje politike për njërën apo tjetrën anë.
Duke shtuar se në një moment të dytë, studentët përfaqësues të çdo universiteti do të mblidhen dhe do të diskutojnë për vijimin e protestës, si dhe hapjen e saj.
Kina u ndal edhe tek refuzimi i krijimit të një përfaqësie studentësh për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, sipas të cilit, studentët nuk mund të takohen me një njeri që i ofendon ata dhe për më tepër vazhdon të bëjë premtime boshe.nte
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...