Reagon delegacioni i BE-së në Tiranë pas shembjes së Teatrit, kërkon të shmanget përshkallëzimi i situatës

13:42 | 17 Maj 2020
L G

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në reagim në Twitter thuhet se, prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkua dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në reagim.

Shkrimi i plotë

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme