Bashkëshorti i Ermira Arapit, Armando Dushi, ka larguar sot nga faqja e tij dhe e gruas së ndjerë në Facebook, fotografitë ku ata kanë dalë çift medhe ka lënë vetëm ato ku ai shfaqet me vajzën e tyre të vetme.
Ky është reagimi i dytë i tij, pasi ka mësuar se bashkëshortja e tij gjeti vdekjen bashkë me të dashurin e saj në një makinë në një kohë kur Dushi ndodhej në Greqi.
Dje, Armando Dushi dhe familja e tij nuk e kanë tërhequr trupin e nuses nga morgu dhe sipas burimeve, as kanë marrë pjesë në varrim. Këtë e ka bërë familja e Ermirës (Arapi) nga Ngurrëza që e ka varrosur vajzën në fshatin e lindjes.
Çifti Dushi ka një vajzë 7-vjeçare, për të cilën kujdeset i ati. Edhe ajo ndodhej në Greqi me të atin dhe prindërit e tij për të ndjekur atje shkollën, ndërkohë që e ëma nuk dihet për ç’arsye jetonte në shtëpinë e tyre në Fier bashkë me motrën e të shoqit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...