Ambasada amerikane ka reaguar për sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u godit me grusht nga një person paraditen e të martës, teksa po niste protesta e opozitës.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, tha një zëdhënës i ambasadës për A2 CNN.
Pasi mbylli protestën e tij, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ata kanë organizuar sulmin fizik ndaj tij.
Për Berishën kjo ishte protesta e jetës, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta.
“Regjimi i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, kaloj edhe në një akt që dëshmoi karakterin për një krimineli si Edi Rama. Ai që e organizoi zgjodhën një person që mund të bëjë çdo gjë. E panë si një masë të fundit pasi ju panë juve protestues. Këtë protestë historia do ta shkruaj me germa të arta. Kjo e sotmja ka qenë kryeprotesta e jetës. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.” tha Berisha.
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?