Google ADS

Reagimi i presidentit Meta pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja

16:22 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Duke marrë shkas nga protesta e djeshme e shoqërisë civile, presidenti Ilir Meta kujtoi se të protestosh është një e drejtë kushtetuese, por në kushtet e pandemisë duhet bërë kujdes si nga protestuesit, edhe nga forcat e rendit.

Tashmë që ndryshimet e dy neneve në kodin penal që lidhen me situatën e pandemisë kanë hyrë në fuqi, presidenti edhe njëherë tjetër e përsëriti apelin për organet e shëndetësisë dhe të drejtësisë.

Këto komente presidenti Ilir Meta i bëri pas një vitize në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ku u dhurua gjak në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme