Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur fitoren e parë të opozitës tërheqjen e Edi Ramës nga zgjedhjet në Kavajë, të cilat Partia Demokratike i kishte bojkotuar.
Kryeopozitari mbajti një fjalë në çadrën e lirisë, siç është pagëzuar vendi përballë kryeministrisë ku ata po protestojnë prej rreth tre muajsh.
“Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falënderimi i parë është për qytetarët fisnikë të Kavajës që firmosën tërheqjen e Ramës nga plani ogurzi për të rikthyer monizmin në vendin që përmbysi diktaturën komuniste. Rama e njohu refuzimin tuaj masiv për të qenë pjesë e fasadës. Ky është kontributi i dytë historik që Kavaja jep për demokracinë, dhe lirinë e shqiptarëve”, u shpreh Basha.
Gjatë fjalës së tij Basha i dha përgjigje edhe faktit që Rama përmendi sot, se Partia Demokratike kishte plan të destabilizonte vendin, dhe se gjithçka do të niste nga protesta e së dielës në Kavajë.
“Faktori i vetëm i destabilizimit në Shqipëri janë bandat e lidhura me pushtetin, bandat kriminale që po bëheshin gati të lanin hesapet me njëri-tjetrin në Kavajë. Të dyja anët e këtij konflikti mes bandave i përkasin vetëm një krahu politik, Rilindjes së inkriminuar, dhe krimit të rilindur”, tha kreu demokrat.
Rruga e vetme për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës politike – tha Basha – është ndarja me drogën dhe krimin, dy kërcënimet kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo sipas Bashës, realizohet vetëm përmes një qeverie teknike. Një kërkesë kjo për të cilën gjatë ditës së sotme, Rama tha se nuk do ta negociojë e po ashtu edhe datën e zgjedhjeve, që sipas kreut të qeverisë është 18 qershori.
Lulzim Basha ishte nisur drejt Kavajës, ku pritej të kishte një takim në orën 19:00 me strukturat atje, për organizimin e protestës që PD dhe aleatët do të mbanin të dielën për të bllokuar këtë proces zgjedhor. Por gjithçka mori kthesë kur kryeministri Rama deklaroi tërheqjen e kandidatit të PS-së nga gara elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...