Dënimi i Saimir Tahirit vetëm me 3 vjet shërbim provë dhe rrëzimi i akuzave për trafik droge dhe organizatë kriminale ka sjellë reagime të forta nga ambasadat kryesore në vend.
Ambasada Amerikane, pasi thotë disa fjalë pozitive për pavarësinë e gjyqësorit, nuk e fsheh zhgënjimin për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës për Krime të Rënda. SHBA thotë se vendimi tregon pavarësi në rritje të gjyqësorit, por është shkurajues duke pasur parasysh akuzat e rënda në ngarkim të Saimirit Tahirit.”Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.
Një reagim edhe më të ashpër ka bërë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë. Në një komunikim me gazetarët, ambasadori Norman Duncan tha se vendimi për Saimir Tahirin ngre pikëpyetje.
“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës së Britanisë së Madhe./kohajone/
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...