Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur sot që raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të ri të mbahet më datë 23 maj me propozim të kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kujtojmë se raundi i parë për votimin e presidentit dështoi pasi palët nuk propozuan asnjë emër konkret për kreun e ri të shtetit.
Gjatë diskutimeve të sotme, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës folën për kriteret dhe mundësitë për të arritur një marrëveshje për propozimin e emrave konkret për president.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh i vendosur se presidenti i ri duhet të zgjidhet në bazë të kritereve të qarta dhe se opozita duhet të ketë të drejtën e propozimit të emrit të kandidatit për president.
Alibeaj përsëriti qëndrimin e tij për zgjedhjen e një presidenti anti-komunist.
Kreu i grupit të PD-së kërkoi nga PS që të shpreh vullnetin që zgjedhja e presidentit të ri të mbyllet brenda tre raundeve të para në mënyrë që opozita të ketë garancinë se zgjedhja e presidentit do të jetë gjithëpërfshirëse.
Alibeaj është shprehur se kryeministri Edi Rama “është hipokrit”, pasi do që të shtyjë këto 3 raunde për të shkuar tek dy raundet e fundit, ku presidenti zgjidhet me nga mazhoranca me shumicë të thjeshtë.
Në anën tjetër, Balla u shpreh i gatshëm për të diskutuar mbi emra konkret por kundërshtoi qëndrimin e opozitës që të jepet të drejtë propozimi vetëm njërës palë. Ai tha se nuk mund të ndalosh PS-në që të bëj propozimin e vet për president duke shtuar se të gjitha palët duhet të kenë të drejtën e propozimit.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh gjatë fjalës së tij se nuk duhet shkuar më në seanca bosh si ajo e të hënës.
Sipas tij, duhet që opozita ose të propozojë kandidatë, ose të ndërpresë pjesëmarrjen në proces.
Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat Partisë Socialiste nuk i ka.
Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...