Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja kontributeve mes dy shteteve dhe afro 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, tha ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.
Kjo marrëveshje nuk prek vetëm pensionistët, por garanton një seri përfitimesh të mbrojtjes sociale për emigrantët shqiptarë në Itali, dhe si e tillë ka marrë edhe vlerësimin e opozitës.
“Kjo marrëveshje bashkon palët politike”, tha Tabaku.
Pas ratifikimit në Kuvend, marrëveshja hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe më pas pritet ratifikimi nga parlamenti italian për të nisur zbatimin e saj. Pas hyrjes në fuqi, qytetarët të cilët janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri./euronews.al
Vjedhje me armë, arrestohen dy vëllezër në Krujë, si e godit...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Nesër ndahen certifikatat për nxënësit fitues të garave në n...
Man Utd po synon një top transferim, por gjithçka varet nga ...
“Urat e reja për Shqipërinë 2030”, Rama: Zhvillimi i pronës ...
Dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqy...