Partia Socialiste ka përfunduar pas më shumë se dy orësh mbledhjen e Kryesisë ku I diskutua gjerë e gjatë për situatën në Qarkun e Shkodrës.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm I PS, Taulant Balla I kërkoi falje në emër të kryeministrit por dhe të tij të gjithë popullit shkodran në lidhje me situatën për kandidatin e tyre.
Balla tha se PS nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje e se ajo është totalisht personale. Ai shtoi se PS do të ashpërsojë të gjitha mekanizmat në lidhje me personat që nuk deklarojnë të kaluarën e tyre.
“Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen. Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave. Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale. Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd.”
Balla theksoi më tej se në shkurt do të mblidhet Kongresi I PS dhe se e gjithë dega e PS në Shkodër do të futet në një process riformatimi I cili do të ndiqet me kujdes.
“Në shkurt do të jetë Kongresi, i cili do të zgjedhë Asamblenë dhe Kryesinë. Siç e dini PS është e vetmja parti që është në proces të vazhdueshëm demokratizimi. Ne morën vendim që në strukturën e Bashkisë Shkodër të riformatojmë partinë. Kemi marrë vendim për të pasur vëmendje të veçantë. Do të jemi të gjithë të vëmendshëm për të ndjekur procesin e riformatimit të Bashkisë të Shkodrës.”
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës