Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Koplik me bizneset e vogla dhe banorët e zonës.
Gjatë një bashkëbisedimi me një tregtar, ky i fundit i ka treguar Bashës se ka kanë frikë të dalë në Shkodër, pas ngjarjeve të fundit ku mbetën të vrarë vëllezërit Bilali.
Basha e ka quajtur si të papranueshëm qëndrimin e policisë, që, sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin. Kreu i PD ka kërkuar që të zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, duke aluduar se pas saj mund të fshihet dhe vetë shteti.
“Ajo vrasje duhet zbardhur sepse janë përfshirë njerëz të pafajshëm, të cilët kanë dhënë kontribut për Shkodrën dhe demokracinë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose për ndryshe ka gisht shteti, se s’ka rrugë tjetër”, deklaroi Basha./TCH/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...