Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Rëndësi madhore zbatimi i reformës në drejtësi

12:15 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Sipas njoftimit zyrtar të presidencësn biseda është fokusuar tek rëndësia madhore e zbatimit të reformës në drejtësi, dhe konsensusit të gjerë mes pozitën dhe opozitës.

“Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë. / Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme