Raportoi live se mund të ishte i infektuar me Covid-19, qytetari rezultoi pozitiv

14:30 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me Covid-19.

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.

Top Channel e ndoqi rastin deri në fund, ku pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.

Sot në edicionin informativ gazetarja Sidorela Gjoni konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.

Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme