Duke reaguar pas raportimit të situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri gjatë 2020, sipas të cilit kultivimi i kanabisit pësoi rritje për të dytin vit radhazi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se rritja është ‘koncesion’ për grupet kriminale.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se ky është një fenomen që përsëritet sa herë që vijnë zgjedhjet në vendin tonë.
Sipas tij, lufta ndaj drogës është kusht për integrimin evropian të vendit.
“Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë. Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve. Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Evropiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian. Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!” – shkruan Meta.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...