Kryeministri Edi Rama duke cituar raportin e The Economist për indeksin e demokracisë tha se Shqipëria ka shënuar për herë të parë rritje.
Sipas Ramës, vendi ka dalë nga regjimi hibrid dhe është futur në të njëjtën klasë me SHBA-në dhe BE-në.
“Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid. Në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e The Economist dhe deri në 2013 trendi i indeksit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Vetëm në vitin 2013 ka nisur një rritje. Vetëm viti 2020 ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve sepse ato janë për amplifikimin e lajmeve te këqija, është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani, sjell kalimin në një kategori tjetër. Jemi futur në të njëjtën klasë, me SHBA dhe BE, ndërsa vende të tjera të rajonit renditen ende te kategoria hibride. Shqipëria futet me vendet e BE në një demokraci më të zhvilluar. Kjo nuk është për të thënë se jemi më të mirë se ata, sepse nuk jemi. Por duke qenë se vijmë nga mëposhtë edhe përmirësimi i indeksit të demokracisë na bën më të paktët që kemi arritur përmirësim. Çmontimi i formulës së vjetër të koalicioneve dhe standardizimi si në çdo vend të OSBE ka hyrë në një klasë tjetër, edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha dhe u stërtha që ishte një mënyrë për të kapur edhe zgjedhjet dhe për të linçuar grupimet kundërshtare me regjimin, faktikisht ka garantuar kalimin në një stad tjetër. Ajo reformë ka bërë që të respektohet adresa e votës. Fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e madhe të dyfishtë të përballimit të jo vetëm pandemisë, por edhe tërmetin e rrit edhe më shumë në sytë e mi vlerën e këtij vlerësimi. Në kohë krizash dhe kaq të thella ruajtja e mekanizmave që mbrojnë liritë dhe të drejtat plus përkrah paralelisht me marrjen e masave kufizuese bëhet edhe më i vështirë dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në njerëz dhe në burime financiare nga tërmeti dhe pandemia, impaktojnë jo thjeshtë ekonominë, por mund të kenë asaj në sistemin demokratik”, tha Rama./tvklan
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...