Raporti i Qendrës Evropiane të Drogave, presidenti Meta: Këmbanë e fortë alarmi

17:36 | 1 Qershor 2020
Arbresh Info

Përmes një postimi në Facebook, reagon edhe presidenti Ilir Meta në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Evropiane të Drogave.

Ai shkruan se ky raport është një këmbanë e fortë alarmi për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë sikurse është mbjellja e kanabisit.

Meta: Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Evropiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3049760235070229

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme