Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është raporti më pozitiv i gjithë këtyre viteve.
Ai tha se këtë e dëshmon edhe dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, në të cilën u hapën dhe grupkapitujt e parë të negociatave të vendit me familjen evropiane.
Rama theksoi se ky raport është dokumenti më serioz ndërkombëtar dhe Shqipëria i qëndron besnik zbatimit të rekomandimeve që jepen në të.
“Raporti i progresit në këndvështrim është dokumenti më i plotë, më i detajuar ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne riformohem fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës, sepse është i vetmi raport ndërkombëtar, që bazohet në fakte, jo në perceptime dhe jo në sondazhe dhe i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve europiane. Më vjen mirë, që sot marrim një raport pozitiv, raporti me pozitiv i të gjithë këtyre viteve.
Normal i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen përparimit të bërë nga Shqipëria për këtë fazë të negociatave për anëtarësim. Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjithë progresin e bërë, shënjon me përpikëri dhe piketa për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet që duhet të përqendrohem për t’i përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara dhe në përmbledhjet e ambasadorit ishin të qartë se cilat janë adresimet, që duhen bërë në këtë fazë të procesit”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...