Zyra e Kombeve të Bashkuara, për drogën dhe krimin, e rendisin Shqipërinë në vendin e tretë me 2.5% të përdoruesve të kokainës ose që së paku kanë e provuar një herë në jetën e tyre, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të dhënat e fundit për Shqipërinë, janë të vitit 2014, ndërsa për SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, rezultojnë të jenë të vitit 2017. Këto të dhëna janë përfshirë në raportin vjetor të vitit 2019, që kjo zyra ka publikuar për përdorimin e drogës. Pavarësisht se të dhënat janë të pa azhornuara prej disa vitesh, përdorimi i drograve të forta, ku përfshihet edhe kokaina, duket se është një fenomen që po njeh përhapje në Shqipëri.
Sipas drejtorit të Qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari, vërehet një rritje e konsumatorëve të drograve të forta. “Ne në qendrën tonë, trajtojmë personat të cilët janë konsumatorë të heroinës, dhe këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kemi ndjerë një rritje. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendra tona, dhe 120 në burgje, se ne trajtojmë edhe përdoruesit që ndalohen nga policia dhe shkojnë në burg”, thotë ai.
Sipas Muçollarit, janë të shpeshta edhe rastet e konsumatorëve të drogës që kërkojnë trajtim mjekësor. “Ka shumë konsumatorë të hashashit apo kokainës që vijnë në qendrën tonë, por që në pamundësi për t’i ndihmuar i drejtojmë tek toksikologjika”, shton më tej ai. Edhe qytetarët vet, shprehen se njohin persona të cilët kanë rënë pre e konsumit të drograve të forta dhe sipas tyre, shkaku kryesor është kureshtja për ta provuar./tch
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...