Në Shqipëri kanë ardhur rreth 4 mijë muxhahedinë. Pavarësisht se institucionet shqiptare e kanë mbajtur sekret numrin e muxhahedinëve që strehohen në vendin tonë, të dhënat e INSTAT tregojnë një numër prej 4 mijë muxhahedinësh të ardhur nga Irani.
Raporti i INSTAT thotë se nga Irani, kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë 4158 persona brenda dy viteve. Burime të Report TV bëjnë me dije se 4 mijë prej këtyre personave janë muxhahedinë, ndërkohë që pjesa tjetër janë diplomatë apo azilantë që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.
Vetëm në vitin 2016 kanë ardhur 2195 persona nga Irani, ndërsa në vitin 2017, 1963 iranianë. Vetë INSTAT refuzon të japë përgjigje në lidhje më numrin e muxhahedinëve që kanë marrë leje qëndrimi dhe thotë se vetëm është marrë me pjesën e shifrave dhe jo grupimit që ata i përkasin.
Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përfolur se numri i muxhahedinëve që do të vinin në vendin tonë ka qenë rreth 3 mijë, por duket se bëhet fjalë për një numër më të madh. Ministria e Brendshme ka refuzuar të japë shifrën e muxhahedinëve që kanë mbërritur në vendin tonë, duke thënë se bëhet fjalë për të dhëna sekrete.
4 mijë muxhahedinët strehohen në një kamp pranë Durrësit dhe janë një grupim i mbyllur, ku ruajnë traditat që kanë pasur kur ishin në Iran.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...