Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se qeveria shqiptare e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama nuk e gëzon më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjete sociale, Alibeaj shtoi se SHBA-të, nëpërmjet raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar.
“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, ka cituar raportin Alibeaj, duke shtuar se raporti konfirmuar atë që PD ka thënë prej vitesh.
“Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA-ve”, ka theksuar Alibeaj.
Ai ka thënë gjithashtu se SHBA-të nuk e pranojnë qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”, Alibeaj citon raportin e DASH.
Ai sqaron se DASH ka konfirmuar faktin e ngritur me zë të lartë nga PD për blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës.
Sipas Alibeajt, SHBA-të ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.
“Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë”, ka thënë Alibeaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se “ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA-të janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit”.
“Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pa korruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve. PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE”, ka përmbyllur postimin Alibeaj. /arbresh.info/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki