Mjedisi i biznesit në Shqipëri, për Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) nuk mund të përkufizohet ndryshe përveçse i varfër.
Në raportin e saj lidhur me zhvillimet ekonomike të vitit të kaluar, CIA thekson se, që nga viti 2014, ekonomia shqiptare është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, por lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë të prekshme ndaj efektëve të kapërcimit të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët të Eurozonës.
Raporti nënvizon uljen e remitancave nga shqiptarët që banonin në Greqi dhe Itali.
“Sektori bujqësor, i cili zë më shumë se 40% të punësimit, por më pak se një të katërtën e GDP-së, – thuhet aty, – është i kufizuar kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe te bujqësia në kushtet e mbijetesës”, që do të thotë prodhim aq sa për të ushqyer familjen.
Kjo vjen për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe ngastrave të vogla të tokës.
Kodet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit, një sistem gjyqësor i dobët, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pazgjidhura të pronësisë dhe infrastruktura e vjetëruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.
Furnizimi me energji elektrike i vendit vlerësohet si i pabarabartë, pavarësisht përmirësimit të kapaciteve të Sistemit të Transmetimit. Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike për çdo rast konsiderohet të ketë përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen e tij te buxheti./Top Channel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...