Policia britanike po përballet me një vale në rritje të krimit shqiptar me 50 të arrestuar çdo javë teksa lufta kundër trafikut të drogës është rritur.
Shifrat e reja zbulojnë se njerëz nga shteti i vogël ballkanik janë duke u arrestuar në Britaninë e Madhe për vrasje, përdhunime, trafik droge, pastrim parash, trafik të qenieve njerëszore dhe kërcënime me vdekje.
Arrestimet vijnë pas një paralajmërimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit, sipas të cilës bandat shqiptare të trafikut të drogës janë tani “një kërcënim të rëndësishëm” në rrugët e Britanisë – me rritjen e nivelit të brutalitetit të pamëshirshëm ndaj viktimave.
Shefa të policisë thonë se grupet e krimit të organizuar nga vendi ish-komunist tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në të gjithë vendin – dhe se janë të gatshëm për të shkaktuar dhunë serioze për të mbrojtur tregun e tyre fitimprurës të paligjshëm.
Në total vitin e kaluar, policia arrestoi si të dyshuar shqiptarë për krime 2,781 shqiptarë, 8 përqind më shumë se në vitin 2015, me 2578 arrestime.
Shifrat tregojnë se 1 në 11 shqiptarë prej 32.000 të tillëve të lindur në Angli dhe Uells, janë arrestuar, edhe pse disa individë mund të kenë përfunduar në paraburgim më shumë se 1 herë.
Por mijëra shqiptarë që janë lejuar të jetojnë në Britaninë e Madhe dyshohen për adoptimin e identiteteve të rreme nga Kosova fqinje, duke pretenduar persekutimin gjatë konfliktit rajonal të 18 viteve më parë, shkruan Daily Mail, raporton lapsi.al.
Tani ata po përballen me skandalin e drogës dhe prostitucionit në rrugët e Britanisë.
Deputeti Jane Collins, zëdhënësi i UKIP për punët e brendshme thotë: “Numri i shqiptarëve të arrestuar për krime të tjera, që jetojnë këtu ilegalisht, tregon se kufijtë tanë aktualisht nuk i përshtaten qëllimit, edhe pse jemi në një ishull.
Më duket se kemi njerëz në qeveri dhe Punët e Brendshme me një koncept të shekullit të 16-të të menaxhimit të kufijve, ndërsa bandat e trafikimit janë duke zhvilluar strategji të reja çdo ditë për të trafikuar qëniet njerëzore në këtë vend në mënyrë të paligjshme.
Ne jemi të pamundur nga anëtarësimi në BE, që kufizon aftësinë tonë për t’u marrë me emigracionin, por një sasi të madhe të fajit duhet të vihet në derën e politikanëve dhe nëpunësve civilë, të cilët kanë shpërdoruar në mënyrë të përsëritur financat për policinë dhe sigurinë . ‘
Në fund të qershorit ishin 649 shqiptarë në burgje, duke i bërë ata grupin e tretë më të madh të të huajve të dënuar.
Raporti i Agjencisë Kombëtare të Krimit zbulon se kriminelët nga Ballkani po krijojnë gjithnjë e më shumë lidhje të drejtpërdrejta me trafikantët e kokainës nga Amerika e Jugut.
“Kërcënimi që vjen nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendër e tyre primare, por ata janë themeluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar “, thuhet në dokument.
Në kryeqytet, një total prej 1,325 shqiptarësh u arrestuan – 14 përqind më shumë se një vit më parë. Numri i ardhshëm më i madh ishte Ëest Midlands me 225 të arrestuar pasuar nga Sussex me 140, Greater Manchester me 107 dhe Kent me 95.
Në një rast të vitit të kaluar, një grup prej 20 gangsterësh shqiptarë që përdornin pasaporta të rreme greke dhe italiane, nisën një valë shantazhesh në klubet e natës, ndërsa jetonin në banesa luksoze.
Të armatosur, ata u veshën me rroba të kushtueshme për të zbuluar rivalët që kërkonin të blinin kokainë në disa nga lokalet më të njohur të natës në Mançester.
I njohur në qarqet e nëntokës thjesht si ‘Shqiptarët’, ky grup operonte në shpërnadrjen e drogës nëpërmjet telefonatave, duke fituar 250 mijë paund dhe duke jetuar në apartamente luksoze në qendër të qytetit.
Ata besohet se kanë punuar me bandat më të njohura të Mançesterit – por ishin armatosur mirë në rast konflikti.
Një nga lojtarët kryesorë, Mevlan Gjeta, 33 vjeç, u burgos për tetë vjet pasi iu gjetën 1 kilogram kokainë dhe 55,000 mijë paund në aparatamentin e tij.
Shifrat e reja zbuluan se mijëra njerëz nga shteti i vogël ballkanik po mbahen në Britani të Madhe për vrasje, vepra seksuale, trajtim droge, pastrim parash, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje.
Shifrat pasojne paralajmerimin e Agjencise Kombëtare te Krimit, qe thoshte se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë ‘një kërcënim i rëndësishëm’ në rrugët e Britanisë – me rritjen e niveleve të brutalitetit të pamëshirshëm kundër viktimave.
Shefat e policisë thanë se grupet e krimit të organizuar nga ish-vendi komunist tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në të gjithë vendin – dhe ishin të gatshëm të shkaktonin dhunë serioze për të mbrojtur tregun e tyre të paligjshëm fitimprurës.
Në total vitin e kaluar, policia arrestoi 2781 të dyshuar shqiptarë për krime, 8 përqind më shumë se nje vit me pare, qe numeronte 2,578 të arrestuar.
Sipas te dhenave, 1 në 11 nga 32,000 banorët shqiptarë të lindur në Angli dhe Uells janë ndaluar, edhe pse disa individë mund të jenë marrë në paraburgim më shumë se një herë.
Por mijëra shqiptarë të lejuar në Britani të Madhe dyshohen për adoptimin e identitetit fals nga Kosova fqinje, duke pretenduar persekutimin gjatë konfliktit rajonal 18 vjet më parë. Alarmi i dhënë nga autoritetet britnaike, siç rezulton nga shkrikimi i Daily Mail, të cilin lapsi.al e sjell të plotë në shqip, pason shqetësimin në rritje nga Holanda, Franca e Spanja.
Autoritetet në këtë vend flasin për rritje të kriminalitetit nga shqiptarët, në trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, aq sa policia dhe prokuroria holandeze i kanë propozuar qeverisë të rivendosë regjimin e vizave. Edhe në Francë, mediat shkruajnë se qeveria mund të detyrohet të vendosë vizat si pasojë e kriminalitetit dhe rritjes së kërkesave për azil, pasi shqiptarët mbajnë vendin e parë këtë vit me mbi 7 mijë kërkesa (më shumë për këtë çështje lexoni më poshtë në faqen e lapsi.al, në rubrikën e lajmeve).
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...