Një prej plazheve që zbulohet çdo ditë e më shumë nga turistët e huaj është Rana e Hedhun në Shëngjin.
Kjo zonë zgjidhet për pamjen e bukur, por dhe për kushtet në bregdet. Turistët janë nga shtete të ndryshme kryesisht nga Evropa, teksa e vlerësojnë këtë vend kryesisht për pushime.
“Ka gjermanë që kryesojnë sigurisht, austriakë, holandezë, zviceranë, nga të gjitha vendet e Evropës, të mos them nga të gjitha vendet e botës. Është hera e parë që vijnë në Rana e Hedhun, kanë dëgjuar për Ranën e Hedhun edhe janë të suprizuar thonë se është më e pastër nga sa kanë dëgjuar më parë”.
Operatorët turistikë janë të kënaqur, shumë prej turistëve vijnë për herë të parë në Rana e Hedhun, teksa largohen me përshtypje të mira.
“Këtu është shumë mirë. Kam qenë në zona të tjera dhe tani po kaloj kohë shumë të bukur në këtë vend fantastik. Njerëzit janë shumë të dashur dhe të sjellshëm. Uji është si kristal dhe hapësira në det është e pastër,” tha një turist.
“Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po kalojmë pushimet në Shqipëri. Na pëlqen shumë vendi dhe do të qëndrojmë këtu më gjatë nga sa e kishim menduar,” u shpreh një turiste.
“Pas qëndrimit në këtë zonë do të shkojmë në vende malore. Ne kemi ardhur nga Belgjika. Për ne është një vend i mrekullueshëm. Duam që të qëndroje edhe të paktën dy javë këtu,” shtoi një tjetër.
Pritshmëritë janë të larta dhe për pjesën tjetër të muajit Korrik dhe në Gusht ku numri i turistëve pritet të jetë edhe më i lartë./tvklan/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...