Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, lidhur me punimet në Forumin e Paqes në Paris.
Rama shkruan se në këtë forum u fol gjerësisht për konfliktin në Rripin e Gazës, dhe se zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.
Tutje, Rama theksoi se mbështet thirrjen e presidentit Francez të bërë mbrëmjen e djeshme për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ku sipas Ramës, do të përfitonte edhe Izraeli.
“Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Ne të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që krijon në Gaza, duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim negativ për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në Hemisferën Veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit. Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 Nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm.Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraelin. Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve, është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë qëllim’, shkroi Rama./Arbresh.info
At the Paris Peace Forum, I had the opportunity to meet various leaders and senior officials. On Gaza, we all agree that the conflict and the horrible suffering it inflicts need to end.
As a dedicated member of NATO, we see a worrisome pattern, a sinister commitment to trigger…
— Edi Rama (@ediramaal) November 11, 2023
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë