Rama zbulon nëse do të pranojë koalicionin me Bashën kryeministër

21:56 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kryeministri Edi Rama ka folur për koalicionin paszgjedhor me PD-në. I pyetur në emisionin “FAKT”, Rama u përgjigj tërthorazi për një koalicion qeveritar me Bashën kryeministër.

Ai tha se Basha s’mund të jetë kryeministër. “Kjo pyetje është jashtë kontekstit. Ne jemi fokusuar të marrim votat pa dallim në demokratë apo socialistë”, tha Rama.

“Fjala vjen, ju që jeni demokrat i thekur e pyesni kameramanin se çfarë tesere ke?”, tha Rama.

“Është e vërtete që unë jam demokrat i thekur…”, i përgjigjet Peka. Por Rama vazhdon duke argumentuar se Basha s’mund të jetë kryeministër, pasi nuk është për “atë punë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme