Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe hartën e zonave të gjelbërta ku do të ketë lehtësim të lëvizjes. Zonat e gjelbërta janë Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Fini si dhe Bashkia Divjakë.
Edhe më herët Rama ka shpjeguar se këto zona kanë pak ose asnjë rast me Covid-19 dhe do të jenë me liri më të mëdha se vendet e tjera që janë kthyer në vatra të koronavirusit.
Në postimin e kryeministrit Edi Rama shpjegohet se qytetarët në zonat e gjelbërta do të lejohen të lëvizin nga ora 09:30- 17:30. Po ashtu në këto zona do të lejohen që qytetarët të lëvizin me makinat e tyre por jo më shumë se dy veta brenda.
Pensionistët do të lejohen të dalin deri në orën 08:30 dhe në fashën ku dalin pensionistët nuk duhet të dalë askush tjetër veç atyre që janë në punë.
Po ashtu nuk lejohet frekuentimi i parqeve për 14 ditë e ardhshme.
Postimi i Ramës:
JA ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN:
• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë
? NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!
?NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE
? PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA
? NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.
? KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE
? NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME?
*Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...