Google ADS

Rama, Zaev e Vuçiq bashkë sot në konferencën e minishengenit

13:21 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit.

Kjo konferencë mbahet në orën 15:00 dhe bëhet përmes video-lidhjeve.

Gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi në Shkup më 23 tetor, ishte homologu i tij maqedonas Zoran Zaev i cili njoftoi për takimin e sotëm virtual në të cilin tha se do t`i dërgohet Kosovës ftesë për Mini-Shengenin.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme