Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama u ndal edhe te nisma e tij anti shpifje, për të cilën theksoi se shumë shpejt do të vijë në parlament për t’u votuar.
“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se ka punuar me OSBE-në për projektligjin e ri, ndaj ai ka thënë se do shtrëngohet rrethi i atyre që sipas Ramës e kanë kthyer botën mediatike në një llum.
“Këtu do të vijmë kemi premtuar kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur për njerëzit se kush informon e kush sajon, kush i shërben publikun dhe kush i thith gjakun një opinioni të tërë publik”, tha Rama./TCH/
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person