Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë në spitalin QSUT për të vizituar efektivin e policisë i cili u plagos nga protestuesit mbrëmjen e djeshme dhe rrezikon që të humbasë shikimin.
Rama dhunën e ushtruar në protestat e dy ditëve të fundit e ka quajtur një lukuni absurde, ku sipas tij polici i plagosur nuk kishte asnjë faj, që të rrezikojë të humbasë dritën e syve.
“Është një skenë absurde. Rrezikon të humbasë dritën e syve. Një lukuni që s’di se ku u fut gishtat në sy shqiptarëve për pushtetin. Nuk është absolutisht në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë kjo lukuni me asgjë e lidhur me lirinë dhe demokracinë. Nuk ka asnjë lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe me tronditjen e qytetarisë shqiptare kur morën lajmin e humbjes tragjike të atij djali 25-vjeçari nga tejkalimi ekstrem i të drejtësi së një polici. Ca drejtësie kanë këta, Të hakabakërisë dhe të dhunës? Drejtësinë bën Drejtësia. Sot polici ishte para trupit gjykues. Nuk bëri asnjë përpjekje për alibi. Ka të drejtën për procesin e vet gjyqësor dhe do dënohet sipas ligjit. Morali është i Lleshajt që dha një shembull fisnikërie, pa pasur asnjë faj lidhur me ngjarjen tragjike. Por si qytetarë dhe si pjesë e kësaj shumice me të metat që ka nuk e ka as të metën dhe as gabimin për të qenë kundër popullit. “ tha Rama./tch
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...