Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi paraditen e së martës në Durrës atë që e cilëson si “industria e rilindur e peshkimit”.
Rama u kujtoi peshkatarëve se kur i takoi për herë të parë ishin, sipas tij, të braktisur dhe të shkatërruar.
Megjithatë, sipas kreut të qeverisë, tashmë me industrinë e Rilindjes synimi është që eksportet bujqësore nga Porti i Durrësit të shkojnë në 2 miliardë lekë dhe nga këto, peshkimi të arrijë dhe të kalojë tavanin e 200 milionëve.
“Ju shkonit ta merrnit naftën në Itali. Sot jemi në shifrën e 130 milionë euro eksporte në vitin e kaluar dhe ambicia është për të bërë shumë më tepër. Duam që Shqipëria të shkojë në 1 miliardë eksporte bujqësore ku peshkimi duhet ta kapë dhe ta kalojë tavanin e 200 milionëve. Kjo është e mundur, por kërkon që ne të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin burokratik siç kemi bërë falë faktit që jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju. Nuk do ta harroj kurrë kur ju kam takuar për herë të parë. Aq të braktisur dhe aq të shkatërruar saç ishit ju në atë periudhë”, tha Rama.
Po ashtu Rama u premtoi se në port do të ndërtohet një nga markatat më të bukura të peshkut.
Një tjetër premtim ishte edhe se nuk do të ketë më dallime në çmime mes furnitorëve të naftës në Portin e Durrësit.
“Rritjen e çmimeve se ka sjellë qeveria dhe qeveria nuk i zhbën dot. Por qeveria e ka për detyrë t’i lehtësojë duke siguruar mbështetjen financiare. Nuk do të ketë dallime mes furnitorëve të naftës në portin e Durrësit. Kjo do të bëhet brenda kësaj jave, do të vendoset një tavan”, deklaroi ai. /abcnews.al/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...