Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për vizitë të martën në Bruksel, ku është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook, shoqëruar edhe me një foto.
Rama, së bashku me udhëheqës të tjerë të Ballkanit Perëndimor, do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Takimet do të mbahen para një darke që Costa do të organizojë me udhëheqësit e rajonit.
Sipas burimeve nga BE-ka, këto takime kanë për qëllim që Costa, i cili mandatin e ka nisur të dielën me 1 dhjetor, të njihet personalisht me ta, por edhe të përgatisë samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 18 dhjetor në Bruksel.
Pasardhësi i Charles Michel në këtë post synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit tonë.
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...
Diallo do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United
Zëvendës Sekretari i Shtetit mbërrin në Shqipëri, Verma: Pei...