Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të niset këtë të martë drejt Italisë për një vizitë dy ditore.
Kreu i qeverisë do të takohet këtë pasdite me Ignazio La Russa, President i Senatit të Republikës së Italisë.
Ditën e nesërme janë parashikuar disa takime zyrtare, përfshirë dhe një takim të posaçëm me homologen italiane Giorgia Meloni.
Në fokus të vizitës do të jetë bashkëpunimi dy palësh, në ekonomi, turizëm, infrastrukturë por edhe në diplomaci.
Dy kryeministrat u takuan për herë të fundit së bashku këtë verë, kur Meloni pranoi ftesën e Ramës për të bërë disa ditë pushime në Shqipëri.
Qëndrimi i saj disa ditor në vilën qeveritare në Vlorë dhe shëtitjet me Ramën në qytet, bënë jehonë në mediat e dy vendeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve italianë në vendin tonë, si dhe të një episodi kur Meloni pranoi të paguante vetë faturën e disa italianëve që kishin ikur pa paguar në një restorant në Berat./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...