Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit. Mësohet se delegacioni shqiptar do të nënshkruaj disa marrëveshje me qeverinë turke.
Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Pas takimit, kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti turk Erdogan, do japin edhe një konferencë për shtyp./BW
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!