Rama: Vijon diskutimi me prindërit në shkolla me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok

10:00 | 13 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë duke vazhduar diskutimet me prindërit në shkolla me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok.

Rama ka thënë se deri më tani janë zhvilluar 600 takime, me pjesëmarrjen e 27 mijë prindërve.

“Vijon diskutimi me prindërit në shkolla me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok
Deri tani janë zhvilluar 600 takime në mbarë vendin, me pjesëmarrjen e 27 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme