Rama: Vetoja historike e Metës shpëtoi qendrën e Tiranës

09:33 | 1 Gusht 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh ku shpjegon mbështetjen e  tij për Aleancën e Mbrojtjes së Taatrit Kombëtar në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe një video ku kreu aktual i qeverisë fliste pak vite më parë për qendrën e Tiranës.

Kur ishte ministër Kulture në vitin 2000, Rama në atë kohë shprehej në mbrojtje të teatrit. Sipas Presidentit Meta, ky ishte qëndrimi i tij dhe i qeverisë që ai drejtonte në atë kohë.

Rama në vidoe falenderonte ish Kryeministrin e asaj kohe Ilir Meta për mbrojtjen e qendres së Tiranës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme