Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur 4 ministrat e rinj.
Kështu Olta Xhaçka, Ogerta Manastriliu, Fatmir Xhafaj dhe Eduard Shalsi do të jenë ministrat e rinj.
Shikoni më poshtë
Fatmir Xhafaj: Lindur me 17 maj 1959. Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ushtruar profesionin e juristit dhe avokatit. Pas angazhimit të tij në politikë, Fatmir Xhafaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, dhe Ministër i Drejtësisë. Fatmir Xhafaj mban postin e Sekretarit për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë. Ai shërben po ashtu si Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Burimi: Ëikipedia)
PD e ka akuzuar si njeriun që u vu në dispozicion të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë, me draftet për Reformën në Drejtësi, të cilat u rrëzuan dy herë nga Komisioni i Venecias. Ish –kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka falsifikuar dokumentat për vëllain e tij që kërkohej për trafik droge. Ai publikoi edhe një dosje, sipas të cilës, Agron Xhafaj rezultonte të ishte një supertrafikant ndërkombëtar droge.
Olta Xhacka: Lindi më 25 dhjetor 1979 në Tiranë. Është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi. Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Neë York Tirana. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. (Burimi: PS)
PD kur ishte në pushtet e ka akuzuar për lidhje me firmën piramidale Gjallica. Sipas saj Xhaçka është shkolluar në SHBA me paratë e firmës piramidale dhe ka trashëguar pasuri prej saj. Po ashtu PD e akuzonte për lidhje të familjarëve të saj me trafik fëmijësh dhe për vënie të dyshimtë të pasurive, të një vile tre-katëshe në Tiranë, të shitur më pas.
Eduard Shalsi: Lindi në Korçë, më 1 prill 1968. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji-Kimi. Gjithashtu është diplomuar si Trainer in Basic Bank Economy, nga Bankaakademie Internacional Germany & ISAP. Sa i përket veprimtarisë profesionale, ka punuar në Tirana Bank nga viti 1996 deri në vitin 2003. Në vitet 2003-2004 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i INSIG sh.a. Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008. Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Zoti Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Burimi PS).
Shoqëria Civile dhe media e vunë në qendër të akuzave për ligjin që lejon importin e plehrave. Ai ishte iniciator i ligjit që ngriti qytetarët në protesta. Eduard Shalsi do të mbahet mend edhe për deklaratën e tij se kur PS të vijë në pushtet “do të vjedhë më me lezet”.
Ogerta Manastirliu: Drejtore e Përgjithshme e QSUT. Ajo ka mbajtur postin e drejtores së Shërbimit të Strehimit në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...