Kryeministri Edi Rama një një takim me Forcat e Armatosura për të diskutuar mbi buxhetin 2022 për Ministrin e Mbrojtjes, tha se sot ushtria jonë nuk është më e fundit në NATO për nga pagat që marrin efektivët.
Rama tha se rritja e pagave me 30 përqind për Forcat e Armatosura do të ndihmojë në një performancë më të mirë, ndërsa tha se në 2022 do të nisi një megaprojekt për të kthyer ushtrinë në një model edhe për vende të tjera.
Rama: Së pari dua tju them meqë me jepet kjo mundësi, që jam ndjerë shumë mirë dhe krenar duke dëgjuar fjalë nga më mbresëlënëset prej gjeneralëve që ishin këtu dhe drejtuan misionin e madh stërvitjen e Defender Europë 2021, dhe realisht ju nuk i keni dëgjuar në media se nuk kanë qenë për to, ishin fjalë admirimi për të gjthë ju dhe të tjerë të Fa.
Realisht tha diçka vajza në fillim ,që aktiviteti juaj i përditshmë përveçse në3 raste kur ka kriza , aktiviteti juaj zhvillohet jashtë syve të publikut, dhe duhet të kësh lidhje që ta kuptosh rëndësinë e sakrificave dhe vlerës që keni për atdheun.
Nga ana tjetër dua qe sinqerisht t’i përshendes familjet tuaja, sepse nuk ka asnjë punë të lehtë kur puna duhet bërë mirë, por puna juaj ka brenda dhe imponimin e një sakrifice shumë të madhe.
Më vjen mirë tju them se unë e shoh me optimizëm çdo ditë të nesërme të FA, sepse jo vetëm që do i krijojmë deri në fund mundësitë për të fituar nga koha e humbur por dhe për të zvogëluar hendekun me trupa të tjera të alencës në apektin e financave , kushteve dhe bonuseve që rrjedhin nga kontributi juaj.
Ne në aspektin e FA, me këtë rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO si fillim, nuk jemi as në krye, as në mes dhe as nuk jemi më të fundit dhe ambicia është që brenda mandatit të tretë të jemi diku në mes, besoj bashkë do e arrijmë, para atë që do marrim mbrapa nga ky investim.
Ju e keni nderuar Shqipërinë dhe e keni vendosur qeverinë në pozitë që pavarësisht vështirësive që kemi, që lidhen qoftë me tërmetin, krizën energjitike, kështu që e meritoni, se pavarësisht se ushtria në numër është modeste, ta rrisim në cilësi, që ushtria të jetë model.
Tjetra ka të bëjë me bazën, hyrjen ne rrugën ushtarake, dera e akademisë, dhe nuk mund të pretendojmë të jemi të mirë kur nuk kemi një bazë në lartësinë e asaj që meritojnë ata që regjistrohen aty, është inekzistente me atë që duhet të jetë për një ushtri në nivelin e NATO.
Do fillojmë në 2022 një megaprohekt me faza, e para do garantojë gjithcka sot duhet të ofrojmë, dhe pastaj dy faza që do garatojnë ato që ne duam të plotësojmë. Do ndërtojmë një akademi model cilësie.
Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë në terren me trupa dhe armë konvencionale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...