Takimi i përjavshëm i bashkëqeverisjes përkoi me 7 Marsin dhe mësuesit u bënë kryefjala.
Platformës Shqipëriaqeduam.al i ishte drejtuar Shoqata e Mësuesve në Pension në Lushnje, duke i sugjeruar qeverisë një certifikatë mirënjohje për këtë kategori.
“Ministria e Arsimit e mori në konsideratë dhe që sot e në vijim këto certifika do të jepen jo vetëm për mësuesit në pension në Lushnje, por për në të gjithë vendin, në shenjë respekti por edhe si plotësim i kërkesës për të këtë grup interesi”, tha Rama.
Duke folur për mësuesit aktivë, kryeministri theksoi se vetëm pak vite më parë ata i nënshtroheshin presionit të politikës, ku profesionistët detyroheshin t’i linin vendin militantëve: “Sot, falë portalit “Mësues për Shqipërinë” kemi 4000 mësues të rinj të rekrutuar falë meritës, nga klasifikimi i pikëve të marra në portal. Është ndryshim i madh i sistemit në Shqipëri”.
Rama e cilësoi portalin Shqiperiaqeduam.al si jetësimin e zotimit për bashkëqeverisje me njërëzit. Ai pranoi se ka ende zona gri në administratë, por kërkoi nga qytetarët që ta vënë në provë vullnetin e qeverisë për të luftuar abuzimet: “Ne po përgatisim një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata që fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil”./tch
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...