Google ADS

Rama u përgjigjet akuzave të PD: Para pandemisë kishim të papunë, tani paskemi 2 mln punëtorë

16:46 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi të bërë publik në Twitter ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me situatën e shkaktuar për shkak të koroanvirusit.

Rama shkruan me ironi se para pandemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria. ndërsa tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake,

s’paska ikur kush nga Shqipëria #VajMedetPD 7X7?”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme