Presidenti Ilir Meta ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama i cili u ngrit nga studioja në emisionin ‘Opinion’ teksa pyetej për inceneratorët.
Meta tha se kjo gjë nuk mund të tolerohet ndërsa theksoi se do merret vetë personalisht.
“Me atë do merrem vetë unë, me inceneratorët do të merrem vetë. Do të ftoj shoqërinë civile për ta diskutuar, nuk mund të tolerohet. Çfarë ka bërë më shumë mafia në Itali që merrej me plehrat. Pres që të reagojë shoqëria civile, patjetër që do të merrem vetë, kur të bjerë shteti. Inceneratorët është përgjegjësi e qeverisë, e kryeministrit, e ministrave. Tani do të na paraqesë dy-tre raste me regji qendrore”, u shpreh Meta në Syri TV.
Ndërkaq Meta ka deklaruar se nëse do t’i propozohej sërish nga Rama për të qenë President nuk do të pranonte sepse opozita s’ka këshilltar në pushtetin vendor, dhe se sipas tij nuk ka më se çfarë të bëjë në këtë post.
“Pas 25 vitesh po, për mandat të dytë, tani jo sepse s’kemi si të pranoj sepse opozita s’ka këshilltar në pushtetin vendor. Unë nuk kam më çfarë të bëj si president, u përpoqa të bëj çdo gjë, të kaloja krizën e 2017 edhe pse nuk isha president, por ata pastaj kaluan në kriza të tjera. Për mua ishte e rëndësishme ta mbyllja këtë mandat në mënyrë sa më dinjitoze dhe jam i bindur që kam përmbushur një Presidencë Kushtetuese në një fushë tërësisht të minuar fatkeqësisht nga të gjithë aktorët, veç popullit të 2 Marsit dhe popullit të ndershëm shqiptar”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...