Kryeministri Edi Rama është takuar sot me sipërmarrësit , të cilëve u ka kërkuar mbështetje për të zhbllokuar procesin e Vetingut në Shqipëri. Ai u ka theksuar se sipërmarrjet janë të kërcënuara nga çështja e pronave, janë të kërcënuar nga vendimet e paimagjinueshme të gjykatave që në vend të bllokojnë atë që nuk paguan, bllokojnë bankën!
Rama theksoi: “industria më e madhe fitimprurëse në këtë vend është të shesësh drejtësi. 100 VIP-a bashkë nuk e konkurojnë këtë koorporatë, në pikëpamje të influencës dhe kapaciteteve korruptive. Vetingu këtë do të bëjë. Eksperienca e pastrimit nuk do të bëjë vetëm për të hequr, por për të energjizuar gjithë pjesën tjetër. Si një kancer që influencon gjtihë pjesën tjetër që nuk e ka pushtuar, pas heqjes së tumorit – pjesa tjetër energjizohet. Në këtë mjedis kanceroz është shumë e vështirë të presësh reagime sistemike në funksion të së drejtës…
…Ju jeni zgjedhës të të dy palëve, – u tha kryeministri, sipërmarrësve, – dhe ka prej jush që nuk na e keni dhënë votën dhe as nuk do të na e jepni por unë ju falënderoj që kërkoni tryezë me ne. Unë ju kërkoj të bëheni pjesë e presionit publik për të zhbllokuar Vetingun.
Nuk është reformë që bëhet sot dhe nesër do ta bëjë Shqipërinë – lule, por çdo ditë që kalon, është humbje. Nuk është çështje politike dhe politizimi i saj me lloj lloj çështjesh pa lidhje është për ta lënë pa zgjidhje.
Nëse sot sistemi bankar ka një problem në Shqipëri – një problem i trashëguar që nuk vjen nga qeveria, që nuk vjen nga sipërmarrja – vjen nga gjykata që vendos në mënyrë të pahijshme. Është e paimagjinueshme që në një vend që kërkon të bëhet shtet evropian, gjykata të bllokojë bankën në vend të paguajë pasuritë e atyre që nuk i paguajnë.”
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones