Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi kryebashkiakët dhe prefektët është ndalur sërish tek turizmi, por këtë herë të impakti që ka sjellë në ekonominë e vendit dhe në punësime.
Ai tha se në muajin qershor numri i të punësuarve krahasuar me muajin maj është rritur me 6.1. Vetëm në Sarandë tha Rama shifra e të punësuarve është 22%.
Rama: Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euro të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar. Edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemëve, posacërisht studentë që dua ti përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë.
Rritja e numrit të punësuarve, 6.1 % krahasuar me muajin maj në muajin qershor në tërësi është domethënese dhe në disa zona turistike shifrat zyrtare janë domethënëse 22% punësime më shumë në Sarandë dhe deri 7% në Vlorë dhe Lezhë./ora news
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...