12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të marrin një shpërblim prej 20.000 lekës të rejash.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, shpërblimi vjen pas vendimit të qeverisë për “Pakon e Madhe të ndihmës”.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkroi Rama në Facebook.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...