Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se qeveria është në bashkëbisedim me përfaqësues të TikTok për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të mund të vendosen disa filtra për përdorimin e kësaj medieje sociale nga të rinjtë, por se deri atëherë TikTok do të mbyllej.
Në podkastin me studente të departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, Rama tha se pret nga përfaqësues të kompanisë të ofrohen disa zgjidhje për të adresuar shqetësimet që janë ngritur nga ana e qeverisë shqiptare.
“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjedhje tjetër, ndërkohë jemi në një dialog me TikTok. Kemi parashtruar shqetësimet tona. E mira është që ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme, kur të jenë gati, do të na paraqesin disa propozime për të adresuar këto shqetësime”, u shpreh Rama.
Rama informoi se një nga pikat që është kërkuar të adresohet është filtri në gjuhën shqipe.
“Nëse në një gjuhë tjetër disa fjalë që nuk duhen përdorur nuk mund të zënë hapësirën virtuale, në shqip, duke mos qenë filtri ato kalojnë“, theksoi kryeministri shqiptar.
Kryeministri theksoi se sot është një sfidë më vete të mundësh të rinjtë në këtë fushë. Por, ai siguroi se nuk do ta kenë të lehtë të mund të përdorin TikTok duke përdorur VPN-në e një shteti tjetër.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në mesin e muajit dhjetor se do të mbyllet TikTok në vend për të paktën një vit. Rama, për të marrë këtë vendim u konsultua me mësues dhe prindër në disa shkolla të vendit.
Debati për mbylljen e këtij rrjeti social, erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, në Tiranë nga një moshatar/atsh
“Kosova s’është në linjë me SHBA-në”, Haradinaj tregon çka i...
Kërcënon presidenti i Brazilit: Nëse Trump ndryshon tarifat ...
Asnjë i mbijetuar pas përplasjes së avionit me helikopterin ...
Fansat shprehën të shqetësuar me paraqitjen e Justin Bieber
Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane