Dy vjet më parë, pas debatesh të shumta, qeveria dhe opozita u bënë bashkë, si rrallëherë, për të votuar njëzëri pro “Reformës në Drejtësi”.
Dy vjet më pas, pozita dhe opozita vijojnë të qëndrojnë në llogore të ndryshme dhe të debatojnë mbi ecurinë dhe rezultatet e deritanishme të reformës.
Kryeministri Edi Rama kujtoi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, atë që mund të quhet edhe dy vjetori i Reformës në Drejtësi, ndërsa thumboi sërish opozitën, në lidhje me qëndrimet e saj kundërshtuese.
“Fiks dy vjet më parë, kaloi pas njëmijë qametesh, Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata, njësoj si atëherë, i bien njëri gozhdës, e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo që i beson e dëgjon ende”, tha Rama, shkruan Top Channel.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’