Google ADS

Rama: Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit

21:30 | 24 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Thumana sot, ku shkruan se kjo zonë është ndryshuar rrënjësisht në krahasim me atë që ishte pas tërmetit, por edhe 7 vite më parë.

“Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura me muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shkruan më tej Kryeministri.

Postimi i plotë:

Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare

Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura me muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme.

Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit,…

Posted by Edi Rama on Wednesday, February 24, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme