Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën “AMARCORD” në Facebook shkruan se fotoja e sotme është e fundit për këtë rubrikë që do të mbyllet, pasi sipas tij janë bërë përgatitjet për qeveri teknike – qeveri që po e kërkon opozita në Shqipëri tash e sa kohë.
“Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe! Lamtumirë!!!”, shkruan Rama.
Por që më pas tregon që kjo është një gënjeshtër e tij për 1 prill – ditën kur gënjeshtrat megjithatë lejohen.
…. (Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës. Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit)”.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?