Në takimin që po zhvillohet me anëtarët e Këshillit Special të OSBE-së në Vjenë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e OSBE-së i bëri thirrje qeverisë bjelloruse që të pranojnë propozimin për dialog, me qëllim gjetjen e një rrugëdaljeje.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se në mënyrë që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim mes palëve.
Ai theksoi se nuk po kërkohet ndërmjetësim mes qeverisë bjelloruse dhe opozitës, por t’i ofrohet vendit ndihmë në këtë situatë trazirash ku ndodhet, duke shtuar se roli i OSBE është vetëm këshillues.
“Bjellorusia është një nga 56 vendet tona pjesëmarrëse dhe asnjë prej premtimeve themelore prej të cilave OSBE ekziston të përmbushë është siguria dhe bashkëpunimi prej secilit prej dhe mes nesh. Secili duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar dhe OSBE-së për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të rrezikshëm, është e vështirë, ndasitë janë të thella, dhuna gati të shpërthejë. Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në cështjet e brendshme bjelloruse. Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së tre treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh. Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjëanë” tha ai.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj