Google ADS

Rama tha se nuk ka negociata me banorët në Astir, reagon Meta

21:56 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Mbrëmjen e djeshme, Rama doli dhe deklaroi se për cështjen e banorëve në Astir nuk kishte negociata dhe se Unaza ishte e nevojshme.

Por Presidenti Meta në një njoftim për mediat bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Meta shton se do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme